Një shtetas shqiptar ka shpëtuar pa lëndime, derisa kamionin të cilën e ngiste e ka kapluar flaka. Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 8:40 minuta në autostradën A 10 të Taurn-it në Austri, në drejtimin nga Villach për në Salzburg, shkruan kleinezeitung.at.
Vozitësi shqiptar në afërsi të daljes së Spittal Ost ka vërejtur një defekt teknik në kamionin e tij dhe detyrohet të ndalet në korsinë e emergjencës. Pak kohë pasi është ndalur, në mes të kabinës së vozitësit dhe rimorkios ka shpërthyer një zjarr, transmeton albinfo.ch.
Për fat të mirë, rastësisht kalon një zjarrfikës i Spittal/ Drau, i cili së bashku me një dëshmitar tjetër, teknik për mbrojtjen e zjarrit, i dalin në ndihmë vozitësit shqiptar, duke e shuar zjarrin.
Përkundër gjithë kësaj rrëmuje, nuk ka qenë i nevojshëm bllokimi i autostradës.