Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri po shkëlqen këtë sezon në Angli, edhe pse ekipi i tij nuk është në pozitë të mirë, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri është afër barazimit të një rekordi 50-vjeçar, në ndeshjen ndaj Southamptonit, që do të zhvillohet të shtunën.
Ai synon të thyejë rekordin e Terry Conroy. Ky është lojtari i fundit i Stoke Cityt që ka shënuar në katër ndeshje radhazi të Premierligës para 50 vitesh, por Shaqiri tani synon ta arrijë këtë rekord në ndeshjen e ardhshme.
Shaqiri ka shënuar gol në tri ndeshjet e fundit në Premierligë, ndaj Bournemouth, Brighton dhe Leicester City.
Nëse ai e shënon edhe golin e katërt radhazi të shtunën, Shaqiri do të jetë lojtari i parë Stoke për të arritur këtë rekord pas 50 vitesh.
Shaqiri është futbollisti më i mirë i Stoke Cityt këtë sezon, ku ka shënuar shtatë gola dhe gjashtë asistime.
Stoke City ndodhet në vendin e 18-të me 26 pikë, dhe duhet të këndellet, pasi rrezikon të bie nga elita.