Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka thënë se është optimist që në ditët e ardhshme të arrihet një zgjidhje për amandamentet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të propozuara nga opozita.
Në takimin e sotëm me gazetarë, Xhaferi tha se është në komunikim me grupet parlamentare, përfshi atë të OBRM-PDUKM-së, dhe mendon se një zgjidhje është afër.
Sipas tij, qëllimi kryesor është zhbllokimi i Kuvendit, për të cilën thotë se nuk do të lejojë bllokimin. Xhaferi thotë se debati i mundshëm për amandamentet do të thotë bllokim i Kuvendit.