Kompania Ajrore “Virgin Atlantic” e miliarderit Richard Branson, ka rinovuar komplet një Boeing 747- 400, dhe ka publikuar një video, ku shihet puna e kryer nga një kompani e kontraktuar kineze “HAECO” nga Hong Kongu.
Se si është shndërruar nga një makinë e shkatërruar në një aeroplan me interier dhe plotë stil dhe luks, tregon videoja e publikuar.
Rinovimi i aeroplanit “Barbarella” kishte përfunduar në vitin 2001, dhe hyri në funksion në linjat midis Britanisë së Madhe dhe SHBA-së dhe Karaibeve.