Reshjet e borës të nisura herët në mëngjes në Kukës dhe të shoqëruara me stuhi dhe ulje të temperaturave, kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak të ngricave në rrugë.
Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripës, përcjell albinfo.ch.
Rruga e Kombit është e hapur, ndonëse ka reshje bore dhe ngrica. Mediat në Shqipëri raportojnë se po punohet për largimin e borës në dy krahët e Rrugës së Kombit, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për të këshilluar drejtuesit e automjeteve.