Këngëtarja kosovare, Rita Ora, është më e dëgjuara në ditët e fundit në Gjermani.
Hiti “For You” të cilin ajo e solli bashkë me Liam Payne, si kolonë zanore të filmit më të ri “Fifty Shades”, po udhëheq top-listën zyrtare në Gjermani, transmeton Albinfo.ch.
“Kemi goditur në vendin e parë në Gjermani! Faleminderit të gjithë fansave në Gjermani që e bënë këtë të mundur”, ka shkruar Rita në një postim në Instagram.
Së fundmi, Rita Ora performoi edhe në skenën e njohur të Brit Awards, ndërsa më 17 shkurt pati koncert madhështor në Prishtinë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.