Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kishte vendosur të vishej me kostume indiane gjatë vizitës tetëditore në Indi, por kjo ka shkaktuar reagime të përziera.
Disa e kanë përshëndetur përkushtimin e tij për kulturën vendëse, ndërsa të tjerët e kritikuan përqendrimin e tij në modë, duke thënë se ai u shfaq më indian se vetë indianët.
“Mendoj se rrobat e tij ishin më indiane sesa ato që indianët veshin dhe mendoj se e gjithë familja e ka tejkaluar atë. Nëse me të vërtetë ka ndjenja për Indinë si vend, mendoj se ai duhet të ndërmarrë disa veprime të rrepta kundër terroristëve ose separatistëve që i kemi në Kanada”, ka thënë mësimdhënësja Ashima Sing.
Mediat sociale u mbushën me shkrime, në të cilat kritikohej kryeministri kanadez, i cili u pa i veshur me rroba më të ndritshme sesa ato të vetë yjeve të filmit indian që po i takonte.