Ylli tjetër kosovar, që po shijon karrierë ndërkombëtare, Albert Stanaj, ka bërë të ditur se do t’i bashkohet Dua Lipës në koncertin e saj në Kosovë gjatë verës.
Kjo do të jetë hera e parë që Stanaj do të performojë në Kosovë. Ai do të jetë pjesë e koncertit të Lipës më 10 gusht, transmeton Albinfo.ch.
“Hej Dua Lipa, mezi pres të të bashkohem në Kosovë për Festivalin Sunny Hill Music!! I lumtur të performoj për herë të parë në Kosovë! Më shumë detaje së shpejti”, ka shkruar ai në Instagram.
Stanaj u bë i njohur për coverët e këngëve të yjeve botërore.
https://www.instagram.com/p/Bfi4AVDDCKY/?hl=en