Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është sulmuar me vezë derisa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës për seancën e jashtëzakonshme.
Veza e gjuajtur nga një person e ka goditur në këmbë kryetarin e Vetëvendosjes, përcjell albinfo.ch.
I dyshuari për sulmin, sipas gazetares së “KALLXO.com” është shoqëruar nga policia.
Albin Kurti ishte sulmuar me vezë në oborr të Kuvendit edhe në shkurt 2016.