Iniciativat: “Konsumatori është mbret!”, dhe “Përzgjedhja e lirë e shkollës për të gjithë”, janë refuzuar të dielën nga qytetarët e Cyrihut.
Rezultati i sotëm nga votimi i qytetarëve të Cyrihut nuk ndryshon asgjë në këtë kanton.
Shitoret në stacionet hekurudhore dhe në aeroport mund t’i gjeni hapur të dielave dhe gjatë festave. Të gjitha shitoret tjera duhet të jenë të mbyllura në mbrëmje, të dielave dhe gjatë festave..
Asgjë nuk do të ndryshojë as në sistemin arsimor të Cyrihut. Shteti nuk do të subvencionojë shkollat private. Kush dëshiron t’i dërgojë fëmijët në një shkollë private, duhet edhe të mendojë edhe për shpenzimet.