Zviceranët i thanë Jo modelit për kujdesin menaxhuar shëndetësor (Managed Care) dhe kontratës së shtetit, si dhe votuan kundër iniciativës për kursime në ndërtime.
Refuzimi ishte dukshëm i lartë për dy iniciativat e para me rreth 75 për qind të votave .
Disi më i vogël ishte refuzimi i nismës së kursimeve për ndërtim me rreth 68 për qind.
Pjesëmarrja në votime raportohet të ketë qenë e ulët. 37 për qind e votuesve kanë dalë për të votuar iniciativat e referendumit të sotëm në Zvicër.