Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se prezenca e tij në Kuvend është që t’i nxisë deputetët të votojnë demarkacionin.
“Jam i lumtur që jam në kuvend, jemi këtu për t’i nxitur deputetët për të votuar pro demarkacionit, kjo marrëveshje është e saktë dhe duhet votuar. Të gjithë duhet ta dinë se cili është qëllimi i kësaj marrëveshje. Kosovarëve duhet të iu mundësohet lëvizja e lirë”, ka thënë Delawie.
Ai ka theksuar duhet të arrihen votat pro marrëveshjes, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, thotë se po i ndjek me interesim të madh zhvillimet në Kosovë për demarkacionin, transmeton rtk.
“Po i ndjek me interesim të madh debatin dhe votimin për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës. Gjithë të mirat për miqtë, partnerët e qytetarët që treguan përkushtim të vërtetë për liberalizimin e vizave. Mirënjohëse edhe për Malin e Zi”, ka shkruar Fajon, pak para fillimit të seancës për demarkacionin.