Në Shkup ka nisur për herë të parë festivali i humorit i llojit “Stand-Up Comedy”, që pasqyron një të re dhe thyen rutinën e zakonshme.
Ky festival, i cili do të zgjasë deri më 23 shkurt, u mbështet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë dhe u organizua nga aktorët Visar Etemi dhe Besfort Dulatahu, përcjell albinfo.ch.
Aktorët nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia kanë argëtuar publikun shqiptar dhe festivali në tërësi dhuroi spektakël. Hapjen e festivalit e ka bërë ministri i Kulturës, Valmir Aziri, i cili përgëzoi ideatorët e kësaj nisme, duke u uruar suksese në të ardhmen.