Besart Berisha ka realizuar golin e vetëm për skuadrën e tij Melbourne Victory në humbjen 4:1 nga Shanghai në kuadër të Ligës së Kampionëve në Azi.
Berisha shënoi në minutën e 69-të, kur rezultati ishte 3:0 në favor të kinezëve.
Ai arriti të ngushtojë rezultatin, por që epërsia prej tre golave u kthye sërish te kinezët, transmeton Albinfo.ch.
Ndeshja ishte e vlefshme për rrethin e dytë të Grupit F. Nga dy ndeshje Melbourne ka një pikë.