Një muaj pas publikimit, kënga më e re e Dua Lipës, “IDGAF”, ka dëshmuar se po shkon rrugës së hitit “New Rules”.
Për një muaj, kjo këngë ka grumbulluar 100 milionë klikime dhe ky fakt e ka gëzuar shumë këngëtaren me prejardhje kosovare që në Instagram ka postuar një fotografi duke treguar për 100 milionëshin e parë, transmeton Albinfo.ch.
Ditë më parë, hiti i verës “New Rules”, arriti në shifrën e një miliard klikimeve duke e bërë Lipën këngëtaren më të re në moshë me këtë të arritur.