Sioni pas një kohe të gjatë ka shënuar fitore, duke shpresuar se do të mbijetojë, shkruan albinfo.ch.
Për Sionin nga minuta e parë luajti Ermir Lenjani, derisa te Lausanne luajti Benjamin Kololli. Sioni shënoi fitore me rezultat 3:1.
Golin e vetëm për Lausannen shënoi Enzo në minutën e 39-të, duke ngushtuar epërsinë në 2:1. Te Enzo asistoi futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli. Andi Zeqiri hyrë në lojë në minutën e 79-të.
Ky ishte goli i parë për djalin e Zinedine Zidanes për skuadrën zvicerane. Ai më herët ishte aktivizuar në Alaves dhe Real Madrid.