Kështu ka deklaruar zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq,transmeton ReL
“Presim që Serbia të vazhdojë reformat e nevojshme dhe të bëjë hapat e duhur për vazhdimin e negociatave me BE-në. Nga zyra e përfaqësueses së lartë, Kethrin Eshton, do të kërkohet që të vazhdojë dialogu me Prishtinën”, ka thënë Kocijançiq.
Nikolliq disa ditë pas inaugurimit si president i ri i Serbisë është ftuar të enjten në Bruksel në takim me presidentin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, baroneshën Kethrin Eshton dhe presidentin e BE-së, Herman Van Rompuj.
Nikolliq ka premtuar se do të vazhdojë angazhimet për integrimin evropian të Serbisë.