Superylli shqiptar i futbollit, Xherdan Shaqiri, ka uruar dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Futbollisti që përfaqëson Zvicrën ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale një fotografi me flamurin shtetëror të Kosovës dhe të Zvicrës, nga momenti kur kishte fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin.
“Urime dhjetë vjet të pavarësisë Kosovë”, ka shkruar ai.