Kryeministri, Ramush Haradinaj, priti në një takim Martin Vickers, deputet i Parlamentit të Britanisë së Madhe, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Haradinaj e ka njoftuar deputetin britanik për zhvillimet e arritura gjatë kësaj dekade, derisa ka kujtuar edhe rolin vendimtar që Britania e Madhe ka luajtur në jetësimin e ëndrrës së kosovarëve, që ishte pavarësia e Kosovës, e që sot po shënon 10 vjetorin e saj.
Deputeti Vickers citohet të ketë thënë se shteti i tij do të vazhdojë mbështetjen e mëtutjeshme për rrugën zhvillimore dhe euroatlantike të Kosovës.