Sportisti olimpik që përfaqëson shtetin e Zvicrës ka edhe një profesion tjetër. Në vendin e tij ai njihet edhe si këngëtar.
Atleti zviceran, Patrick Burgener, që po merr pjesë në LO në Pyeongchang, argëtoi të pranishmit me disa këngë të tij. E, aftësitë e tij prej këngëtari, Burgener vendosi t’i shpalosë përballë bashkëpatriotëve të tij, që janë pjesë e ekipit olimpik zviceran.
23-vjeçari lansoi dy këngë në vitin 2015 dhe një në vitin 2016, derisa në performancën e tij në Pyeongchang ai luajti me harmonikë dhe kitarë.
Performanca e Patrick Burgenerit u prit me duartrokitje nga pjesëmarrësit.