Interpol Tirana ka ekstraduar një shtetas nga Kosova në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me pesë vite për shitje të lëndëve narkotike.
A. Mali, 52-vjeçar, u ekstradua nga Gjermania dhe iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi gjykata e Tiranës e ka dënuar me pesë vite burg, përcjell albinfo.ch.
“Shtetasi A. Mali u ekstradua nga Gjermania dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me pesë vjet burg, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” . Neni 283/1 i Kodit Penal”, njofton policia e Shtetit shqiptar, derisa detaje tjera nuk janë bërë të ditura nga ky rast, raportojnë mediat shqiptare.