Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e dekoroi sot kryeministrin shqiptar, Edi Rama, me Medalje Presidenciale në vigjilie të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në ceremoninë e ndarjes së Medaljes, Thaçi tha se kjo medalje i jepet si vlerësim për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës.
“Zëri i Edit ka qenë i fuqishëm në mbështetje të lirisë, shtendërtimit, konsolidimit dhe integrimit të Kosovës në NATO e BE. Projekti i integrimit është projekt i përbashkët”, është shprehur presidenti Thaçi, përcjell albinfo.ch.
Rama është shprehur i nderuar për këtë çmim. “Është nder i jashtëzakonshëm dhe ju shpreh mirënjohjen time dhe ta falënderoj Kosovën për këtë emocion të paharrueshëm. Fati ynë është i përbashkët, rruga jonë është e përbashkët, e ardhmja jonë është e përbashkët”, deklaroi Rama.