Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar që të mbyllet sa më shpejtë çështja e demarkacionit Kosovë – Mali i Zi.
Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se është i kënaqur që është arritur një aneks-kontratë për marrëveshjen mes dy shteteve dhe pret që kjo çështje të finalizohet më në fund.
“Rrugës për Prishtinë ku sapo dëgjova për hapin e rëndësishëm drejt finalizimit të demarkacionit me Malin e Zi!Uroj të mbyllet sa më parë”, ka thënë ai, transmeton Albinfo.ch.
Rama disa herë u kishte cekur liderëve kosovarë se është e nevojshme që sa më shpejtë të kryhet ky proces në mënyrë që të mos mbesin prapa për liberalizimin e vizave.