Skip to content

Tahiri mbyll edhe një garë në Lojëra Olimpike

Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka përfunduar edhe garën në super sllallom të madh në Lojërat Olimpike Dimërore duke përfunduar në pozitën e 47-të, prej 62 garuesve. Koha e tij ishte 1:32.74 sekonda, ndërsa pas garës Tahiri ka thënë se ka pritur më shumë prej vetes. “Kam pritur më shumë, sepse vendosa të rrezikojë më shumë, […]

Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka përfunduar edhe garën në super sllallom të madh në Lojërat Olimpike Dimërore duke përfunduar në pozitën e 47-të, prej 62 garuesve.

Koha e tij ishte 1:32.74 sekonda, ndërsa pas garës Tahiri ka thënë se ka pritur më shumë prej vetes.

“Kam pritur më shumë, sepse vendosa të rrezikojë më shumë, mirëpo fatkeqësisht e bëra një gabim në fillim, të cilin u mundova ta përmirësojë, por e humba ritmin dhe kohën. Në fund ia dola të përfundojë edhe një garë tjetër, por që ka mundur të jetë më mirë”, pathënë ai.

Gara e ardhshme e Tahirit është të dielën më 18 shkurt në sllallom të madh.

Nga gara e sotme të artën e fitoi austriaku Matthias Mayer, ndërsa zvicerani Beat Feuz fitoi të argjendtën. Të bronztën e mori norvegjezi Kjetil Jansrud.