Pohimet se reperi Nelly seksualisht ka sulmuar një adhuruese pas një koncerti në Britani, formalisht është raportuar në polici.
Sulmi kishte ndodhur pas koncertit të amerikanit në Cliffs Pavilion, më 5 dhjetor, përcjell albinfo.ch.
Policia në Essex ka njoftuar se ka filluar hetimin, pasi një grua raportoi në polici se u sulmua seksualisht. Nelly, ndërkaq, i ka mohuar akuzat.
Muajin e shkuar policia në Essex deshi të siguronte raportin e gruas së paidentifikuar të përfshirë në këtë rast, pas raportimeve në mediat amerikane. Ndërkaq këngëtari i ka mohuar akuzat dhe paraqiti një kundërpadi.