Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur nga Kuvendi aktorit Bujar Asqeriu, i cili ka shprehur revoltën lidhur me situatën e rëndë në të cilën ndodhet teatri, por dhe kultura shqiptare.
Asqeriu akuzoi Qeverinë se nuk jep fonde për artin. Kryeministri Rama ka thënë se ka ndodhur një degradim i pashembullt i jetës teatrore. Ai ka shtuar se nga ky degradim ata më të talentuarit mbeten më të diskriminuarit, sepse nuk janë të barabartë në garë. “Sot çohet miku im Bujar Asqeriu e thotë pse na ndodhi kështu.
Po nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Këtë skemë e ka gjithë bota normale. Se fondi që jepet për teatrin e filmin është në dispozicion të atyre që bëjnë film e teatër dhe jo që dikur kanë bërë filma apo rrogëtarë të kohës së Saliut, të Partisë së Punës, do të thotë. Dhe, vazhduat t’i mbani me rroga. E kthyet përmbys”, ka thënë Rama.