Hiti i fundit i këngëtares shqiptare Bebe Rexha, “Meant to Be” mbetet numri një në top-listën e Billboardit në SHBA në zhanrin “Country”.
Kjo është java e 11-të për të që mban pozitën e parë duke e thyer rekordin për mbajtjen e kësaj pozite për më së gjati nga një femër.
Javën e shkuar, Rexha kishte barazuar yllin botëror Taylor Swift, që kishte dominuar për dhjetë javë rresht me “We Are Never Ever Getting Back Together”.
Për përzgjedhjen e top-listës “Country” llogariten shitjet, dëgjimet online si dhe ato në radio, transmeton Albinfo.ch.
Edhe pse kjo është kënga e parë e Rexhës në këtë zhanër, duket se është pritur mirë nga amerikanët.