Analistët janë shprehur të mërkurën se ekonomia e Gjermanisë ka gjasa të përmirësohet edhe më shumë, ose do të jetë në ritëm, pasi në katër mujorin e vitit të fundit ka pasur një rritje prej 0.6 %.
Në tre muaj e parë të vitit të kaluar ishte rritur për 0.9 %, duke vazhduar me 0.6 % në tre mujorin e dytë dhe 0.7 % në tre mujorin e tretë, shkruan albinfo.ch.
Duke i kombinuar të gjitha rezultatet e tre mujorëve, atëherë shifrat shkojnë deri në 2.2 %.
Gjatë tre muajve të fundit të vitit, eksportet kontribuonin më shumë në rritje, krahasuar me periudhën korrik-shtator.
Ndërkohë, konsumi privat mbeti i përafërt nga tremujori në tremujor, ndërsa shpenzimet qeveritare u rritën.
Investimet në mallrat kapitale u rritën, ndërkohë që shpenzimet e ndërtimit ranë përsëri.
Sipas zyrtarëve qeveritarë ekonomia mund të rritet prej 2.4 për qind këtë vit. Sipas analistëve rritja mund të shkojë në 2.5 % ose më shumë.