Skip to content

Shqiptarja përfaqëson Gjermaninë në “Miss World 2012”

Ajo është Martina Ivezaj, ka 22 vjet dhe është me prejardhje nga Tuzi

Martina Ivezaj, shqiptarja nga Gjermania, me prejardhje nga Mali i Zi do të përfaqësojë Gjermaninë në në garën Miss World 2012 që do të mbahet më 18 gusht në Kinë.

Sipas Carsten Mohr, kyetar i organizatës për zgjedhje të miseve “Deutschland`s schönste”, modelja tashmë e njohur, 22 vjeçare është zgjedhur për në garën e madhe për titullin e bukuroshes së botës, në qytetin Ordos të Republikës Inner Mongolia të Kinës.

Para tri vitesh Martina qe kurorëzuar si “Miss Tuning”, duke lënë mbrapa plot 350 kandidate nga e gjithë Gjermania. Me titullin e përmendur, bukuroshja shqiptare kishte siguruar edhe vendin në kalendarin e famshëm të tuningut, atë të Bodensee-së.

Vajza me prejardhje nga Tuzi, gjegjësisht nga Malësia e Madhe shprehet se familja e saj dhe ajo, ruajnë me xhelozi traditat shqiptare. Vite më parë Martina qe zgjedhur edhe Mis Rinora 4 në diskotekën e njohur në Rümlang të Cyrihut.

Foto galeri