Emocionet e karnavaleve përfshinë Rio de Janeiro me shkollat e famshme të sambas që parakaluan në rrugët e qytetit.
Shkollat do të marrin pjesë në një konkurs të elementeve si koreografia, atmosfera, organizimi dhe këndimi, përcjell albinfo.ch.
Derisa grupet janë të famshme për atmosferën e tyre festive, konkurrenca ndërmjet shkollave është e ashpër.
Karvani i Rio de Janeiro filloi zyrtarisht më 9 shkurt dhe zgjat deri më 17 shkurt. E, gjatë këtyre ditëve qyteti do të mbushet me qindra-mijëra turistë që vijnë për të parë paradat.