Skiatori zviceran, Fabian Bosch, është bërë hit në internet me disa nga veprimet e tij në Korenë Jugore, ku po zhvillohen Lojërat Olimpike Dimërorë, shkruan albinfo.ch.
20-vjeçari zviceran tregoi se ka një tjetër mënyrë për t’u ngjitur shkallëve lëvizëse dhe atë jo vetëm me këmbë.
Ai është ngjitur me dorën e djathtë anash shkallëve lëvizëse, derisa trajneri i tij nuk mund të jetë aspak i kënaqur me këtë veprim, që ishte shumë i rrezikshëm.
Megjithatë, videoja ka tërhequr afër 400 mijë shikime në faqen e tij në “Instagram” që nga dita e martë, 10 herë më shumë se ndjekësit që ka, 38 mijë.
Por, edhe një veprim i tij është bërë bujë në mediat ndërkombëtare, derisa kësaj radhe ka qenë së bashku me lojtarin zviceran të hokejit të akullit, Philippe Furrer.