Me afrimin e Ditës të të Dashuruarve, faqja zyrtare e Librit të Rekordeve “Guinness” ka përzgjedhur disa rekorde që lidhen me të.
- Puthja më e gjatë nën ujë
Çifti italian Michele Fucarino dhe Elisa Lazzarini ishin puthur për 3 minuta e 24 sekonda nën ujë në Romë më 2010 për rekordin botëror, transmeton Albinfo.ch.
- Çifti më i shkurtër i martuar
Paulo Gabriel da Silva Barros dhe Katyucia Hoshino nga Brazili përbëjnë çiftin më të shkurtër të martuar. Ata së bashku janë të gjatë 181.41 centimetra. Dyshja u martua më 17 shtator të 2016-s.
- Më së shumti çifte që puthen në të njëjtën kohë
Më 2014 në Sao Paulo të Brazilit 13577 çifte ishin puthur në të njëjtën kohë.
- Më së shumti çifte të përqafuara përnjëherësh
5730 çifte – 11460 njerëz – përqafën njëri-tjetrin gjatë një ceremonie të organizuar në Bergamo të Italisë më 2016.