Qeni i një irlandezi verior është një fermer i mahnitshëm. Ai është bërë sensacion në mediat sociale.
I quajtur “Rambo”, qeni ka dëshirë të madhe të ndihmojë në punët e tokës, përcjell albinfo.ch.
E veçanta e këtij qeni është se ai di të ngasë edhe traktorin, derisa shpeshherë i ka mahnitur të gjithë me aftësitë e tij. “Rambo” lëron arat dhe pren misrin. Pronari ndërkaq është shumë krenar me aftësitë e qenit të tij.