Mijëra njerëz dolën në qytetin portugez Torres Vedras për të parakaluar dhe festuar në karnavalin vjetor të famshëm për satirë politike.
Tema e këtij viti ishte oqeani, teksa qytetarët u panë duke bartur një ikonë në të lavdërohej kancelaria gjermane, Angela Merkel, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ishin shndërruar në trupa të peshkaqenëve.
Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, u shfaq në trupin e peshkaqenëve, i mbajtur nga Neptuni, që konsiderohej si perëndi e detit.