Chris Brown u arrestua pasi e kishte rrahur të dashurën e tij Rihanna në vitin 2009. Dhe, nëntë vjet më pas, ai dëshiron të ketë një turne muzikor së bashku me këngëtaren e famshme.
Këngëtari 28-vjeçar ka shkruar në Twitter se ai do të donte të bashkohej me yllin e hitit “Umbrella” për një turn botëror, në të cilin gjithashtu do të performonin Beyonce dhe Bruno Mars, përcjell albinfo.ch.
Brown megjithatë e ka pranuar se ideja është e “çmendur”. Disa nga 26.7 milionë ndjekësit e tij në Twitter reaguan ndaj idesë së që ai duhet të bashkohej me ish të dashurën e tij në skenë.