Presidenti i ri francez, François Hollande ka një dobësi; ngarjen e shpejtë të makinave. Shpejtësinë maksimale prej 130 km në orë që lejohet në autostradat franceze, ai me shoqëruesit e tij, të mërkurën, e ka tejkaluar duke “fluturuar” nëpër autostradë me 180 km në orë.
Këtë nonsens të presidentit e ka bërë publik televizioni BFMTV, reporteri i të cilit e kishte ndjekur me motoçikletë kolonën presidenciale në rrugën në mes të Parisit dhe qytetit Caen.
Kur gazetarët e kanë ballafaquar me këtë shkelje, presidneti ka thënë se nuk ka bërë kurrfarë tejkalimi.
Me marrjen e postit të presidnetit, Hollande ka proklamuar me të madhe qëndrimin që qeveritarët në takimet brenda Francës të përdorin trenin ose veturat dhe jo aeroplanin.