Evropiani më i pasur jeton në Zvicër. Fjala është për pronarin dhe themeluesin e gjigantit të mobilieve, Ikea, suedezi Ingvar Kamprad, i cili prej vitesh jeton në Zvicër, në kantonin Vaud. Ky njoftim del nga revista ekonomike e Zvicrës frankofone “Bilan”.
Kamprad kryeson toplistën pasi që pasuria e tij, përfshirë edhe fondacionin llogaritet në 37 miliardë dollarë. Në vendin e dytë, me 33 miliardë, është spanjolli Gaona, themelues i firmës së veshjeve Zara. E treta në listë është familja Brennikmeiejer që jeton në Zug të Zvicrës dhe është pronare e Cofra-Holding.
Në mesin e super të pasurve në Zvicër është edhe familja nga Bazeli Hoffmann dhe Oeri, aksionarë kryesorë të Roche, e cila në nivel të Evropës zë vendin e 20. Ernesto Bertarelli zë vendin e 30 ndërsa familja Hayek, të 91-tin.