Bruce Campbell kishte ftuar gazetarin e televizionit “CNN” në mes të një pylli. Ai dëshiron t’i tregojë shtëpinë e tij të re. Udhëtimi ia vlente, ngase shtëpia e mobiluar e Campbellit nuk ishte kasolle e zakonshme druri. Por, amerikani nga Oregoni ishte duke jetuar në një aeroplan të braktisur të tipit Boeing.
Campbell tregon me krenari një nga tri tualetet, të cilin e ka sërish në përdorim në aeroplanin e vjetër të “Olympic Airways”.
Se ajo është e vogël, ai nuk mërzitet. “Unë jam shumë i vogël”, thotë ai.
Tashmë kishte arritur të rregullonte shtratin dhe një dush në kabinën e aeroplanit
Nuk ka radio, porse Campbell dëgjon muzikën që dëshiron me anë të një iPod-i.
“Kjo shtëpi nuk është për gjithkënd. Por, unë mendoj se është për shumë persona dhe pa dyshim që është për mua. E dua shumë”, thotë Campbell, teksa përfundon prezantimin për CNN.