Ylli kosovar Xherdan Shaqiri ka realizuar edhe një gol në Premier Ligë.
Në kuadër të xhiros së 27-të në Angli, anësori i Zvicrës shënoi golin e vetëm për Stoke Cityn në ndeshjen ndaj Brightonit.
Shaqiri shënoi në minutën e 68-të një gol të bukur për t’i siguruar një pikë ekipit të tij, shkruan Albinfo.ch. Dy skuadrat barazuan 1:1.
Ky ishte goli i tij i pestë në këtë sezon.
Në tabelën e Premier Ligës, Stoke është i 18-i me vetëm 25 pikë të tubuara dhe rrezikon që të eliminohet nga liga kryesore angleze.