Hetuesit gjermanë kanë kapur një rrjet të madh tregtie me drogë që po transportonte sasi të mëdha marihuane nga Shqipëria në Gjermani, gjegjësisht në landin Nordrhein-Westfalen. Aktualisht dy pjesëtarë të këtij rrjeti po qëndrojnë në burg në Hagen, një i tretë është në arrati, njoftojnë mediet gjermane.
Gjatë një periudhe prej tre muajsh, policia bavareze kishte ndaluar dy makina me të cilat transportohej marihuana. Transporti i parë ishte kapur në muajin mars dhe në të kishte 26 kg marihuanë. Ndërsa të dytin, me 95 kg., policia e kishte zënë më 21 majnë vendkalimin kufitar me Austrinë, në Kiefersfelden.
Droga e kapur ishte e ndarë në 63 pako dhe ishte fshehur nën ulëset e veturës. Me këtë rast është arrestuar shoferi 42 vjeçar i veturës.