Këngëtari shqiptar Ermal Meta nuk do të përjashtohet nga gara e Sanremos.
Pas deklarimeve të djeshme se një gjë e tillë mund të ndodhë për shkak se Meta bashkë me Fabrizio Moron dyshoheshin se “kishin marrë fragmente nga kënga ‘Silezio’, e prezantuar më 2016”, dyshja do të mbetet në Sanremo.
Lajmin e ka bërë të ditur departamenti ligjor që ka thënë se kjo këngë s’përmban asgjë të ngjashme me “Silenzion”.
Për më tepër, shpjegohet në komunikatë, nga analiza e thellë u konstatua se të dy pjesët kanë skica, kohëzgjatje, tekste dhe melodi të ndryshme, shkruan “Top-Channel”.
Përfundimi është se të dy këngët, megjithëse paraqesin analogji, nuk janë të njëjta.
“Ti nuk më ke bërë asgjë” është këngë e re dhe si e tillë do të mbetet në garë.