Peticioni online “Për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari” ka grumbulluar mbi 3 mijë nënshkrime të qytetarëve.
Sipas analistit Jusuf Thaçi, ky peticion tashmë u është dorëzuar Qeverisë, Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës dhe Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës, transmeton Albinfo.ch.
Kjo iniciativë mori hov pas publikimit në media të raportimeve se kullat e Jasharve rrezikonin shembjen për shkak të gjendjes së rënduar.
Thaçi ka paralajmëruar se qytetarët nuk do të dorëzohen deri sa të gjendjet një zgjidhje afatgjate për këtë kompleks.