Albin Tahiri është skitari i vetëm që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Pyeongchang2018.
28-vjeçari ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik. Ai do të garojë në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik.
Garën e parë Tahiri do ta ketë më 11 shkurt në lëshim të shpejtë, derisa që nga 8 shkurti do t’i fillojë përgatitjet zyrtare, transmeton Albinfo.ch.
Ky është orari i garave të Tahirit:
Data Disiplina Ora
11 shkurt – Lëshim i shpejtë 03:00 (koha jonë lokale)
13 shkurt – Kombinim alpik 03:30
15 shkurt – Super sllallom i madh 03:00
18 shkurt – Sllallom i madh 02:15
22 shkurt – Sllallom 02:15