Nxënësit e Akademisë “Ron Clark” në Atlanta shpërthyen në festë kur kuptuan se do të shohin filmin “Black Panther”.
Nxënësit e moshës 10 deri në 15 vjeç u panë duke vallëzuar së bashku. E, videoja e shpërndarë në mediat sociale është shikuar më shumë se 3 milionë herë brenda një dite, përcjell albinfo.ch.
Shumica e fëmijëve në video janë afrikano-amerikanë dhe shihen veçanërisht të ngazëllyer se do të shohin Marvelin.
Akademia “Ron Clark” është shkollë e mesme jofitimprurëse e themeluar nga inovatori arsimor, Ron Clark. Shkolla ofron bursa për të promovuar përfshirjen. Black Panther, filmi më i fundit i superheroit Marvel, pritet të vendosë rekorde të reja në arkat filmike në SHBA dhe më gjerë.
https://www.youtube.com/watch?v=93MSreUijCg