Richard Holbrook, një nga diplomatët amerikan më të eksperimentuar, ndërroi jetë mbrëmë në moshën 69 vjeçare në Washington, pas një operacioni të dytë në aortë dhe që i pasonin një sulmi në zemër të para tre ditëve.
Richard Hoolbrok do të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra në vendet e Ballkanit për ndërprerjen e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe shkëmbimet e tija me fjalë të forta me Slobodan Milosheviqin.
Angazhimet e shumta si dhe metodat e tija energjike në ndërmjetësim, në stilin e « buldozherit », janë të mirënjohura. Richard Hoolbroke pati dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme për të ulur në një tavolinë protagonistët kryesorë të luftës në ish-Jugosllavi, për biseda në favor të një marrëveshje për paqe. Rëndësia e angazhimit të tij personal në konkretizimin e « Marrëveshjes së Dayton-it » pranohet nga qarqe të gjera politike, akademike si dhe mediale.
Richard Hoolbroke ishte njëri ndër diplomatët e parë që i bëri publike kontaktet me luftëtarët e UÇK-së në fazën e parë të luftës në Kosovë.
Nga janari 2009, ai përfaqësonte Barack Obamën në Afganistan. Edhe pse me te mbante marrëdhënie të vështira , kryetari i Afganistanit, Hamid Karazai, e ka cilësuar vdekjen e Hoolbrook si një « humbje të madhe për popullin amerikan ».