Skip to content

Del Toro triumfon në “DGA Awards”, afër fitimit të një Oscari

Guillermo Del Toro ia ka rritur shanset vetes për ta fituar një çmim Oscar si “Regjisori më i mirë”. Ai ka fituar një çmim në edicionin e sivjetmë të shpërblimeve “DGA”, të cilat i ndan Shoqata e regjisorëve të Hollywoodit. Toro triumfoi me fitimin e çmimit kryesor, “Regjisori më i mirë i vitit”, për filmin […]

Guillermo Del Toro ia ka rritur shanset vetes për ta fituar një çmim Oscar si “Regjisori më i mirë”. Ai ka fituar një çmim në edicionin e sivjetmë të shpërblimeve “DGA”, të cilat i ndan Shoqata e regjisorëve të Hollywoodit.

Toro triumfoi me fitimin e çmimit kryesor, “Regjisori më i mirë i vitit”, për filmin “The Shape of Water”. Në këtë mënyrë, projekti i cili në vete e ngërthen një rrëfim dashurie mes një gruaje memece dhe një krijese të çuditshme të ujit, si dhe përfshin muzikë, i ka shtuar gjasat për t’u shpërblyer me çmimin kryesor edhe në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve Oscar, përcjell albinfo.ch.

Votuesit për çmimin “DGA”, që përbëhen nga një grup prej njerëzve më të rëndësishëm të industrisë që i përfaqësojnë regjisorët e filmit dhe televizionit, e kishin zgjedhur Jordan Peele-in si fitues të çmimit “Regjisori më i mirë i ri” për punën e shkëlqyer në filmin horror “Get Out.”

Çmimi “Regjisori më i mirë për dokumentar” shkoi për Matthew Heineman dhe filmin e tij “City of Ghosts”. Ndërsa ceremonia e ndarjes së shpërblimeve akademike do të mbahet më 4 mars në Hollywood.