Më 23 shkurt në Lozanë, poeti i njohur i gjuhës shqipe, Shemsi Makolli, do të publikojë librin “L’Anatomie du rêve” – “Anatomia e ëndrrës” në shtëpinë botuese Editiond de l’Aire, shkruan albinfo.ch.
Shemsi Makolli është poet i njohur i gjuhës shqipe i cili jeton në Lozanë të Zvicrës.
Në vitin 2017 ai botoi librin e parë direkt në gjuhën frënge, përmbledhjen poetike “L’Anatomie du rêve” – “Anatomia e ëndrrës” në shtëpinë botuese Editiond de l’Aire.
“Për ta festuar këtë publikim, ejani të dëgjoni poemat e tij dhe ta takoni autorin. Një rast i mirë për të mësuar: Për të, leximet e tij, jetën e tij, përvojat si dhe shkrimet e tij, muzikaliteti i të cilave do të ju tronditë”, thuhet në njoftim.
Shemsi Makolli do të jetë i shoqëruar nga Berti Galland, autori i parathënies së librit dhe Michel Moret, drejtori i shtëpisë botuese Editions de l’Aire.
Gjithashtu do të marrin pjesë shumë personalitete të jetës letrare e kulturore të Zvicrës Frankofone, SHKSHZ – Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër,
ISEAL –Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare.
VENDI I MANIFESTIMIT
BIBLIOTHÈQUE CHAUDERON
Place Chauderon 11
1003 Lausanne
www.lausanne.ch/bibliotheques
Signé Lausanne
E Premte 23 SHKURT 2018 › ORA19H
Për të gjithë
Hyrja e lirë