Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pajisur me pasaportën amerikane, kanë njoftuar mediat vendore.
Haradinaj pritet që të marrë pjesë në Lutjen e Mëngjesit më 8 shkurt në Washington, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Kosovës gjatë qëndrimit në SHBA do të ketë takime me kongresistë dhe senatorë, të cilat, tashmë janë konfirmuar.
Haradinaj kishte thënë përmes një postimi në Facebook se i ishte nënshtruar të gjitha procedurave të rregullta dhe se po priste vizën, si gjithë qytetarët.
“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, kishte shkruar para disa ditëve kryeministri.
Haradinaj ditë më parë ka marrë pasaportën e Anglisë, pasi edhe ky vend i kishte vonuar përgjigjet për disa ditë.