Fama e këngëtares shqiptare Rita Ora po rritet çdo ditë dhe më shumë.
Kjo ka bërë që shumë kompani të kërkojnë këngëtarës si imazh të tyre, shkruan “Top-Channel”.
Pas kompanisë gjigante të këpucëve, Rita tashmë ka nënshkruar kontratë me një kompani kozmetike, “Rimmel”.
Lajmin e daljes në treg të koleksionit të ri të buzëkuqit e ka bërë me dije vetë këngëtarja në rrjetin social Instagram, ku fton fansat e saj që ta blejnë.