Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq, dhe komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, kanë thënë në Beograd se situata e sigurisë në Kosovë është e ndjeshme, por stabile.
“Gjeneralët Dikoviq dhe Drews kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e Ushtrisë Serbe me KFOR-in”, ka theksuar Ministria serbe e Mbrojtjes.
Sipas saj, bisedimet janë zhvilluar në kuadër të takimit të komisioneve të përbashkëta për zbatimin e Marrëveshjes Teknike-Ushtarake.